Vlahutin: Për reformën s'ka kthim pas
Sa i takon Reformës në Drejtësi, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka kërkuar zbatim të menjëhershëm, i cili u miratua me konsensus.

“Kjo është reforma më e madhe që Shqipëria ka ndërmarrë ndonjëherë, ndaj dhe do të duhet të zbatohet sa më shpejt, e për këtë nuk ka kthim prapa”, tha Vlahutin gjatë një takimi në Kukës.

Më tej ajo ka shtuar se kjo reformë nuk mund të shpërfillet nga politikanët, pasi kjo është një reformë e dëshiruar nga qytetarët.

Vlahutin tha se hapja e negociatave për në BE, do të varet nga zbatimi i kësaj reforme. /albeu.com/

Shtuar më 25/07/2016, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori