Vjosa Osmanin e kërcënojnë me jetë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë.

Këshilltari i saj, Fatonm Peci shkruan se reagimi ndaj presidentes ka kohë është i ashpër, duke shtuar se Osmani tashmë e ka kaluar fazën e kërcënimeve dhe se çdo përpjekje për ta frikësuar është e kotë

Reagimi:

Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete.

Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!

Shtuar më 27/01/2021, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori