Presidentja në Detyrë e
Kosovës, Vjosa
Osmani do të nisë nesër vizitën e saj zyrtare në Shqipëri. Përmes një njoftimi zyrtar është bërë e ditur se
Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tri ditë.
Mediat kosovare shkruajnë se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri,
Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh.
“U.d.
Presidentja e
Republikës së
Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të
Kosovës, Vjosa
Osmani, nga data 16-18 dhjetor do të qëndroj në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prejse e ka marrë detyrën.
Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, u.d
Presidentja e
Republikës së
Kosovës, zonja
Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh”, thuhet në njoftim.
Më poshtë axhenda e takimeve të Osmanit:
Të mërkurën (16 dhjetor), në
orën 13:30, u.d
Presidentja do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.
Kurse, në
orën 15:30, u.d
Presidentja, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i
Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në
orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.
Të enjten (17 dhjetor), në
orën 09:30 u.d
Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).
Ndërsa në
orën 10:15, u.d.
Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.Ndërkaq, në
orën 12:30, u.d.
Presidentja e
Republikës së
Kosovës, zonja Vjosa
Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e
Republikës së Shqipërisë.
Në
orën 16:00, u.d.
Presidentja e
Republikës së
Kosovës, zonja Vjosa
Osmani do të takohet me Kryeministrin e
Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Të premten (18 dhjetor), në
orën 10:00, u.d
Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).
Ndërkaq, në
orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.
Kurse, në
orën 11:45, u.d
Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Shtuar më 15/12/2020,
ora 10:31