U bë i njohur për krijimin e një aplikacioni, 12-vjeçari tregon si i lindi ideja

Andrea Toska vetëm 12-vjeç ka arritur të mahnitë me aftësitë e tij në teknologji me krijimin e “McSrvBot” duke u renditur i dyti në një prej kompeticioneve më të rëndësishme të teknologjisë  ICT Awards.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ai ka treguar se nga i lindi ideja për këtë krijim të tij dhe se si funksionon ai.

Andrea Toska: Ky aplikacion është një aplikacion që në këtë aplikacion ku mund të flasësh me shokët mund të futësh një komandë për të parë se sa njerëz janë në serverin e Minecraftit, se normalisht duhet të hapje një abside apo t hapje lojën.

Rudina Magjistari: Pra ti je duke lujatur Minecraft në shtëpinë tënde.

Andrea Toska: Po, por ndonjëherë kur nuk je në shtëpi, por do të shkosh se sa njerëz ka atje, se ata që duan të luajnë me shokët krijojnë një server dhe shokët  futen në server. Me aplikacionin që kam bërë unë mund të shikosh se sa njerëz ka te serveri.

Rudina Magjistari: Dhe sa e rëndësishme është ky informacion për ty, pse duhet ta dish se sa njerëz ka në atë moment.

Andrea Toska: Po se ndonjeherë jam jashtë shtëpie dhe dua  të shikoj se sa njerëz ka se nëse ka shumë njerëz prishet shumë lehtë.

Rudina Magjistari: A prishet serveri, bllokohet.

Andrea Toska: Po ndonjëherë edhe bllokohet, sepse ka shumë njerëz.

Rudina Magjistari: Po në momentin që ti konstaton se ka shumë njerëz çfarë bën?

Andrea Toska: Pastaj shkoj te një website që përdor për të menaxhuar serverin dhe e fik dhe e ndez./tvklan.al


Shtuar 3.01.2023 20:35