Vjen i ftohti i zi, bota nuk do të jetë njëlloj 30 vitet e ardhshme (FOTO LAJM)

Bota është duke hyrë në një fazë të të ftohtit ekstrem, e cila ka ndodhur 300 vite në parë. Ajo quhet një periudhë, e cila ngjan me atë të akullnajave dhe ndodh për shkak të uljes së aktivitetit të diellit.

Për herë të fundit, kjo periudhë e cila zgjat për tre dekada ka ndodhur në vitet 1 700, shkruan Albeu.com.

Valentina Zharkova, profesore në Universitetin e Northumbrias në Britaninë e Madhe shpjegon se aktiviteti i diellit nuk është i njëjtë çdo vit dhe ai ka një cikël njëherë në 12 vite, ku ulet aktiviteti.

Duke iu referuar edhe të dhënave të tjera, shkencëtarët parashikojnë që 30 vitet në vijim, nisur edhe nga fakti që tani është periudha kur dielli ka një aktivitet të ulët, të jenë shumë të ftohta. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2017, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori