Vjehrri i deputetit u hodh nga spitali COVID, nisin hetimet
Kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë ku 65-vjeçari Hasan Miri u vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Mbrëmjen e djeshme janë marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjecarit nga Klosi.

Mjekët, kanë deklaruar pranë grupit hetimor se Miri, ka shfaqur dje sjellje jo të qëndrueshme dhe ishte i rënduar psikologjikisht.

Kujtojmë se 65-vjeçari nga Klosi ishte vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

Shtuar më 03/09/2020, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori