Një
vjedhje spektakolare ka ndodhur në kutitë e sigurisë së një banke të nivelit të dytë në Athinë.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për vjedhjen e disa bizhuterive me vlerë disa milion euro, të cilat ishin
depozituar nga katër gra për t'u ruajtur në kutitë e sigurisë së bankës.
Bizhuteritë i përkasin grave të disa prej biznesmenëve më të njohur në Greqi dhe kapin një vlerë totale prej 5.5 milion eurosh, raporton albeu.com.
Të katërta ato njoftuan punonjësit e bankës fillimist për mungesën e bizhuterive në kuti siç i kishin
depozituar më parë duke bërë që të jepej alarmi.
Policia nuk ka tani asnjë të dyshuar dhe duket se vjedhja është bërë nga profesionistë pasi nuk kanë lënë gjurmë. Autoritetet janë duke kërkuar për lëvizjet që kanë bërë gratë deri më tani për të parë nëse dikush i ka kopjuar atyre çelsin unik për hapjen e kutive. /albeu.com
Shtuar më 28/11/2020,
ora 10:02