Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, sot protesta për dorëheqjen e Ardian Fullanit
Pëlqej
Fotot e jetës së luksit së fëmijëve të Fullanit të cilat tashmë janë kthyer në qëndër të vëmëndjes, po merr një tjetër rrjedhë, kjo nisur edhe nga rruga ligjore.

Në rrjete të shumta sociale, jo të pakta kanë qënë reagimet, duke ngritur zërin edhe për një protestë masive. Pasi dorëzoi kërkesën në polici për të zhvilluar protestën kundër vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga BSH, Zirkon Disha ka nënvizuar se Fullani është përgjegjësi kryesor moral dhe së paku për këtë, ai duhet të japë dorëheqje.

“BSH është shtylla kurrizore e bankave të tjera, dhe një skandal i tillë mund të pasojë edhe në lëvizje të parave. Nuk është puna e 7 milionë dollarëve, por është një zinxhir që lidhet dhe po u prish një hallkë, të gjtha hallkat e tjera sjellin probleme.

Guvernatori është nëpunësi publik më i paguar. Detyra që ka ai është edhe pjesa e kontrollit të bankës, për këtë detyrë paguhet dhe duket sikur diçka këtu nuk ka funksionuar.

Pjesa se nëse ai është fajtor e gjykon Gjykata dhe Prokuroria. Por morali ku është këtu?

Institucioni i dorëheqjes në Shqipëri vazhdon të mos funksionojë. Ka një mungesë etike, sesi janë kryer punët aty. Përgjegjësia morale për mos funksionimin i takon atij.

Për këtë ai mësë paku duhet të japë dorëheqje”, është shprehur ai. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Zirkon Disha ka thënë se protesta do të zhvillohet për shkak të një qëndrimi të vakët nga ana e politikës, në lidhje me këtë skandal në Bankën e Shqipërisë.

Protesta është paqësore, qytetare dhe shpresojmë që edhe pjesëmarrësit të jenë paqësorë. Në mbështetje të këtyre kërkesave, duket sikur vërtet në rrjetet sociale po glon, ka një interes të jashtëzakondshem.

Përse është ky qëndrimi i vakët i politikës? Ka pasur një reagim nga ish-kryeministri, një tjetër reagim nga Meta”, u shpreh Disha. Kujtojmë këtu se protesta zhvillohet sot në 12:00, para Bankës së Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori