Vite pas vdekjes, vajza e Paul Walker publikon videon e rrallë me babain e saj (VIDEO)
Vajza e Paul Walker ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një prej kujtimeve së bashku me babain e saj.

21- vjeçarja, Meadow Walker ndau një video të shkurtër në Instagram ku shfaqet teksa tremb babain e saj në ditëlindjen e tij.

Kur Paul hap derën, ai trembet së tepërmi nga vajza e tij dhe menjëherë përfundon sipër krevatit duke qeshur. Vajza e tij me pas e perqafon dhe i uron gëzuar ditelindjen.

Bashkëngjitur videos së postuar, Meadow thotë se nuk e kishte menduar ndonjëherë ta publikonte, por thjesht e ndjeu ashtu.

Paul ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një aksidenti me makinë në vitin 2013 dhe Meadow është fëmija i vetëm që ai kishte.
Shtuar më 08/04/2020, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori