Visho Ajazi nga emigrant në Greqi në misionet në Spanjë dhe Arabi
Nga emigrant në Greqi e deri në drejtimin e SHISH. Është për tu pasur zili e gjithë karriera e Visho Ajazit, ku ndër vite ka pasur një rritje graduale. Nga një punë sezonale që ka kryer në Greqi në vitin 1991, ai pas dy viteve shërben si diplomat në Arabinë Saudite.

"Shqiptarja.com" ka zbardhur formularin e dekriminalizimit të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Nga të dhënat e deklaruara vihet re se karriera e tij është ambicioze, nga ajo e një emigranti në Greqi në vitin 1991, deri në drejtimin e SHISH në fund të qeverisë Berisha.

Ai deklaron se në verën e vitit 1991 ka qenë për punësim sezonal në Pireas, Greqi. Në periudhën mars-qershor 1993 deklaron se ka kryer doktoraturë në Barcelonë në Spanjë. Në periudhën tetor 1993-gusht 1994 ka shërbyer si diplomat në Arabinë Saudite. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori