Krimi i organiuzuar shqiptar një emergjencë për policinë italiane

Evazioni fiskal dhe krimi i organizuar i huaj. Këto janë çështjet urgjente që kanë vënë lë lëvizje policinë financiare të Liguria-s, Itali.

“Për sa i përket evazionit fiskal, të dhënat janë në përputhje me ato në nivel kombëtar”, shpjegon gjenerali i divizionit Rosario Massino.

“Për sa i përket krimit të organizuar, jemi dëshmitarë të një rritje të të huajve, sidomos shqiptarë,  me shenja dhune që nuk i kemi hasur më parë”.

Midis 1 janarit 2022 dhe 31 majit 2023 janë zbuluar 262 evaziantë gjithsej nga Financat dhe 852 punëtorë të paligjshëm.

Janë konstatuar mashtrime për 2.5 milionë gjithsej, të zbardhura 18 raste të evazionit fiskal ndërkombëtar, që i atribuohen organizatave të fshehura, manipulimit të çmimeve të transfertave, rezidencave tatimore fiktive dhe kapitalit jashtë vendit.

360 persona janë denoncuar për krime tatimore.

Në çështjet e pastrimit të parave dhe vetë-pastrimit, u denoncuan 216 persona dhe u arrestuan 4, si dhe u sekuestruan pasuri me vlerë rreth një milion.

Janë kryer nëntë masa parandaluese për personat që konsiderohen me rrezik të lartë ekonomik dhe financiar.

/Albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 11:22