Ullinj dhe palma të sjella me helikopter dhe 11 tualete, kjo është vila luksoze e Metës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Instituti i Studimeve Politike i udhëhequr nga politologu Afrim Krasniqi publikoi dje raportin, sipas së cilit LSI është partia më e pasur në vend duke iu referuar të dhënave të vitit 2016.

Sipas këtyre të dhënave, LSI ka arritur rreth 87.2 milionë lekë të ardhura, kundrejt 86.6 milionë lekë të Partisë Socialiste dhe 57.1 milionë lekëve të Partisë Demokratike.

Por kreu i kësaj partie, Ilir Meta nuk mban vendin e parë vetëm për pasurinë e partisë së tij.

Në një emision të disa kohëve më parë bashkëshortja e tij, Monika Kyremadhi në një intervistë të dhënë ka treguar pamjet e vilës luksoze së familjes Meta në Gjirin e Lalësit.

Vila ka një hapësirë plot 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma të sjella me helikopter, 11 tualete, (njëri specifik për nevojat personale të maces), si dhe mobilje që kanë kushtuar 400 mijë euro.

Familja Meta e përdor këtë shtëpi vetëm për fundjava, pasi ata jetojnë në një pallat 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e Bllokut.

Vila të ngjashme kanë djali i ish-kryeministrit Berisha si edhe kryeministri aktual, Edi Rama. Vila e Shkëlzenit ndodhet në Farkë, kurse ajo e Ramës, në Surrel dhe ka një stil krejtësisht të ndryshëm arkitekturor. /Albeu.com/

Shtuar më 21/03/2017, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori