Viktima tek Liqeni u ekzekutua nga maskat në sy të djalit të mitur
Eshtë bërë akoma më e rëndë ngjarja që ka ndodhur tek Liqeni Artificial në Tiranë.

Sipas policisë, viktima është një 62 vjeçar me inicialet H.B., i cili është vrarë me armë zjarri tek liqeni i Tiranës.

Në momentin që është qëlluar, 62-vjeçari dyshohet se po vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur.

Dy personat që e kanë qëlluar kanë qenë të maskuar ndërkohë që dyshohet se njëri prej tyre mban inicialet I.H nga Fieri.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori