Viktima kishte kallëzuar 3 ditë para krimit në polici Skëndajn, çfarë kishte ndodhur më herët
Ditën e djeshme Patosi u reondit nga një ngjarje e rëndë ku mbetëntë vdekur dy të rinj.
Detaje të reja janë zbukuar
ditën e sotme, ku mësohet se tri ditë para se të ndodhte ngjarja
Manol Rrapaj kishte kallëzuar penalisht në Policinë e Fierit autorin
Martin Skendaj dhe babanë e tij.
Sipas kallëzimit të bërë,
Martin Skendaj dhe babai i tij kishin shkuar për tu sqaruar me
Rrapajn, me pretendimin se i kishte ngacmuar motrën. Me vete mësohet të kenë marrë edhe mjete prerëse.
Pas denoncimit, materialet i kishin kaluar Prokurorisë së Fierit për kanosje.
Ndërkohë,
ditën e djeshme 22- vjeçari
Martin Skendaj nuk ishte paraqitur në punë. Në poliklinikën e Patosit ai qëlloi me armë
Manol Rrapajn 26 vjeç dhe Elis Kapajn 22 vjeç, konkretisht kushëriri i Manolit.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, dhe vetë familjarëve Rrapaj ishte i dashuri i motrës së Skendajt, por që ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë.
Martin Skendaj fajësonte
Manol Rrapajn se ai ishte shkaku pse motra e tij ishte ndarë nga bashkëshorti, e si pasojë konfliktet mes dy familjeve ishin mjaft të shpeshta.
Shtuar më 20/12/2019,
ora 15:47