Viktima e atentatit në Durrës, baba i një djali, e qëlluan te dera e lokalit të tij
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin mafioz mbrëmjen e sotme të 32-vjeçarit Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi në qytetin e Durrësit. Viktima ishte i martuar dhe baba i një djali.

Gjithashtu, mësohet se i riu u ekzekutua në hyrje, te dera e lokalit të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe po e prisnin apo e ndoqën dhe në momentin kur zbriti e qëlluan.

Jetmir Bregu, që pas probleme me drejtësinë jashtë vendit ndryshoi emrin në Ilir Kuçi ishte personazh në Durrës, por nuk dilte shumë në skenë.
Shtuar më 24/01/2021, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori