Vijon përplasja për emrin e Maqedonisë, VMRO-DPMNE akuzon Zaevin për tradhëti
Partia VMRO-DPMNE vazhdon me akuzat ndaj kundërshtarëve me në krye Zoran Zaevin si kryeministër, duke thënë se ata janë tradhëtarë dhe kanë nëpërkëmbur identitetin e Maqedonisë me marrveshjen e e emrit.

“Ministri i jashtëm grek Nikos Koxijas duke folur për partinë maqedonase në Greqi “Ylberi”, tregoi qartë se me marrëveshjen e re të cilën e nënshkroi Zoran Zaev, është ndaluar bisedimi për ekzistimin e pakicës maqedonase në greqi, dhe për këtë arsye do të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë. Zoran Zaev hoqi dorë nga pakica maqedonase në greqi, dhe gjithandej në botë. Zoran Zaev i cili kërkoi mbështetje për të ardhur në pushtet pikërisht nga diaspora, tani u tërhoq, dhe kjo do të regjistrohet edhe në Kushtetutë”, deklaroi Dimçe Arsovski, nga VMRO-DPMNE.

Ndësra ngaa LSDM thonë që e gjithe bota demokratike po mbështet marrëveshjen e arritur, me këtë marrëveshje konfirmohet identiteti maqedonas dhe fton qytetarët ti thonë “PO” referendumit, që në kundërshpërblim do të kenë jetë më të mirë, dhe integrim në strukturat euro –atlantike.

“Sukseset dhe lidershipi njihen nga e tërë bota demokratike. Qeveria gjermane dje rekomandoi hapjen e bisedimeve me Maqedoninë për tu bërë anëtare fuqiplote e BE-së. Holanda vetëm se ka votuar për ti filluar bisedimet. Pakti veri –atlantik ka vendosur Maqedoninë në rend dite në samiti, për ti bërë ftesë për anëtarsim. Kombet e Bashkuara, NATO, KE, Austria Gjermani Britania.. janë një pjesë e botës demokratike e cila përshëndeti lidershipin e Maqedonisë dhe zgjidhjen e kontestit me emrin. Në referendum në mënyrë të vendosur të themi PO për garanci të identitetit maqedonas, me vendoshmëri të themi PO për hyrje në NATO dhe BE. Të themi PO për ardhmërinë e Maqedonisë”, deklaroi Kostadin Kostadinov, nga LSDM.

Nga LSDM thonë që e gjithe bota demokratike po mbështet marrëveshjen e arritur, me këtë marrëveshje konfirmohet identiteti maqedonas dhe fton qytetarët ti thonë “PO” referendumit, që në kundërshpërblim do të kenë jetë më të mirë, dhe integrim në strukturat euro –atlantike.


Shtuar më 23/06/2018, ora 19:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori