Vijon ndëshkimi i qytetarëve, qindra të gjobitur për mosmbajtjen e maskës
Policia e Shtetit vijon të gjobisë qytetarët të cilët nuk zbatojnë masat kundër pandemisë COVID-19. Mësohet se në 24 orët e fundit janë gjobitur 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, ndërsa pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, autoritete i bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat anti-covid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.
Shtuar më 18/11/2020, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori