Vijnë temperaturat ekstreme, mos dilni nga shtëpia këtë fundjavë
Shqipëria pritet të përballet me temperature ekstreme duke filluar nga dita e nesërme.

Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat të zbresin deri në -14 gradë gjatë fundjavës, ndërsa dëbora pritet të zbardhë një pjesë të mirë të vendit duke mos përjashtuar as kryeqytetin, Tiranën.

Lagështira në ajër pritet që të bëjë që temperaturat të ndjehen edhe më të ftohta nga sa janë në të vërtetë sipas sinoptikanëve duke bërë që një temperaturë -5 gradë për shembull të ndjehet sikur është -9 gradë.

Nisur nga situata alarmante e krijuar me gripin si edhe të ftohtin e madh që po vjen, Ministria e Shëndetësisë kërkoi pezullimin e mësimit për katër ditë më radhë në sistemin arsimor parauniversitar.
Shtuar më 03/01/2017, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori