Vidhte pensionet, arrestohet punonjësi i Postës Shqiptare
Postieri i Postës së Pogradecit, mësohet se është ndaluar nga Policia e Shtetit për veprat penaleShpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, bënë ndalimin e shtetasit:

J. Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penaleShpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sqarojmë se në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019, pasi dyshohej se shtetasi J. Sh, duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori