Vidhte Call-Centerin në Tiranë , arrestohet 29 vjeçari nga Berati
Në vijim të operacionit "Centralisti", policia ka arrestuar një 29 vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

F.P., banues në Berat në bashkëpunim me nëntë shtetas të tjerë, të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga aktivitete të paligjshme duke shfrytëzuar paketat promocionale të një kompanie telefonie celulari (jashtë shtetit Itali) duke punuar pranë pranë një kompanie Call-Center në Tiranë, dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar ksaj kompanie.


Tiranë

Në vijim të operacionit “ÇENTRALISTI” ndalohet një 29- vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën

Seksioni i Krimit Ekonomik Financiar pranë DVP në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaluan shtetasin në kërkim.

- F. P., 29 vjeç banues në Berat.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur urdhërin e ndalimit për të më 19.02.2018 për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën

Shtetasi i sipërpërmendur, në bashkëpunim me nëntë shtetas të tjerë, të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm, duke kryer aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonie celulari (jashtë shtetit Itali),së bashku shtetasit kanë përdorur aplikacione dhe platforma të kundraligjshme realizuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet përkatëse të punës që kanë kryer pranë një kompanie Call-Center në Tiranë, dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar ksaj kompanie.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme
Shtuar më 03/07/2019, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori