Vidhnin për të ushqyer foshnjën, arrestohet “Bonnie e Clyde” shqiptar
Arkiv
Historia e çiftit mitik “Bonnie e Clyde”, të njohur për grabitjet dhe arratinë e tyre në fillimin e viteve ‘20-‘30 në Amerikë, zbret edhe në Tiranë.

Bëhet fjalë për një çift të ri, i cili është arrestuar ditën e djeshme nga forcat e Komisariatit Nr.1 në Tiranë, të dyshuar për së paku 8 grabitje të kryera kryesisht në zonën e Qytetit Studenti. Burime nga policia bëjnë të ditur’ se të arrestuarit janë Endrit Avdia’ 31 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Megi Maknori 19 vjeçe.

Burime nga policia bëjnë të ditur, se çifti ka pranuar autorësinë e grabitjeve, por ka shpjeguar se i kryenin pasi nuk kishin me se të jetonin dhe të ushqenin foshnjën e tyre. “Vjedhim, pasi nuk kemi me se të ushqejmë dhe të rrisim fëmijën tonë 1 vjeç". /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2012, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori