Vidhet kasaforta në një kompleks në Gjirin e Lalzit, merren 10 milionë lek
Një kasafortë në Gjirin e Lalzit, është thyer dhe janë vjedhur 10 milionë lek.

Policia ka arrestuar në flagrancë auutorin Denis Myrteza 23 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor , në një kohë të shkurtër të një ngjarje të ndodhur në një Kompleks Turistik në Gjirin e Lalzit.

Myrteza, dyshohet se më datë 04.09.2017, rreth orës 03:00, tek Gjiri i Lalzit, në një kompleks turisitk ka vjedhur me thyerje në një kasafortë një sasi prej 1.000.000 lekë të reja(prerje në lekë dhe euro).

Menjëherë janë kryer veprimet e para hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Mesnatën e datës 05.09.2017 është arrestuar shtetasi i mësipërm, si autor i dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Tiranë I’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e vlerave monetare te vjedhura, 10 000 000 lekë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
Shtuar më 05/09/2017, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori