Vidhen 2.3 milion dollarë nga llogaria e Partisë Republikane, do shkonin për fushatën e Trump
Hakerat kanë vjedhur 2.3 milion dollarë nga llogaria e Partisë Republikane të Wisconsin, që po përdorej për të ndihmuar në rizgjedhjen e Presidentit Donald Trump në shtetin kryesor të “fushës së betejës”.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i partisë për The Associated Press, të enjten.

Partia e vuri re aktivitetin e dyshimtë në 22 tetor dhe kontaktoi me FBI të premten, u shpreh Kryetari i Partisë Republikane Andrew Hitt.

Sulmi kibernetik zbulohet më pak se dy javë para ditës së zgjedhjeve ndërsa Trump dhe rivali demokrat Joe Biden bënë përpjekjen e tyre të fundit për të fituar Wisconsin dhe 10 votat e tij elektorale.

Trump e fitoi këtë shtet me më pak se 23,000 vota në vitin 2016 dhe planifikoi vizitën e tij të tretë të premten.

Edhe Biden planifikoi të bëjë fushatë në Wisconsinpremten. Sondazhet kanë treguar vazhdimisht një garë të ngushtë në shtet, ku kryesisht paraprin Biden me një shifër të vetme dhe brenda marzhit të gabimit.
Shtuar më 29/10/2020, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori