Videoja që bëri xhiron e rrjetit, si torturohen kafshët në këtë laborator (VIDEO)
Janë shfaqur pamjet që tregojnë trajtimin e tmerrshëm të majmunëve, qenve dhe maceve që dyshohet se po mbaheshin në një laborator gjerman, pasi aktivistët për të drejtat e kafshëve kryen një hetim të fshehtë shkruan albeu.com.

Kamerat e fshehura kapën majmunë të vegjël e të pambrojtur duke bërtitur nga dhimbja ndërsa punëtorët përdorën pajisje metalike rreth qafës për t'i mbajtur ato dhe për të kryer prova të ndryshme mbi to.

Organizata e aktivistëve të kafshëve, Soko Tierschutz, së bashku me Cruelty Free International, zbuluan abuzimin ngacmues që përfshinte kafshët të liheshin të gjakosur dhe të vdisnin pas testimit të toksicitetit./albeu.com/
Shtuar më 17/10/2019, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori