"O ministrja e mamit të vet...", kënga ironizuese nga protesta e studentëve thyen rrjetin (VIDEO)
Pëlqej
Protesta e studentëve që është sot në ditën e dhjetë ka sjellë një frymë optimizmi dhe në radhët e qytetarëve të Tiranës.

Mbështetja për ta ka qenë mjaft e madhe,edhe nga qytetarët pasi shumë prej tyre janë solidarizuar duke u sjellë ushqime dhe pije.

Një video për mos t’u humbur është dhe ajo që ka postuar aktivistja Viki Çipi, ku të rinjtë shihen duke kënduar përpara Ministrisë së Arsimit,.

Ata përmes këngës kanë ironizuar dhe me mesataren 5.8 të ministres Nikolla, në një kohë që shefi i saj Rama etiketonte protestuesit si ngelës.

‘’O ministrja e mamit të vet, mamit të vet, mesatarja 5.8, 5.8”, janë thirrjet e studentëve.

Shtuar më 13/12/2018, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori