“Koha nuk pret më”, Ilir Meta fton qytetarët t’i bashkohen protestës: Miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një postim pak minuta më parë në “facebook” ku fton të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës së 13 shtatorit.

Meta shkruan se miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve.

Postimi i Ilir Metes:

Miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej vitesh, me firma pensionistësh që jetojnë në azile dhe me firma çobanësh që mbajnë dhen në Greqi. Si mund të vazhdojë kjo aferë kur inceneratorë nuk ka por Qeveria vazhdon paguan pronarët e shpallur në kërkim? Dihet shumë mirë që këto para shkojnë vetëm për krimin. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më! Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës! ✌️??/albeu.com