Berisha: Qytetarët morën pjesë masivisht në votime, komisionerët të mbrojnë çdo votë

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar hstorike ditën e sotme. Ai ka falenderuar qytetarët që morën pjesë në votime, të cilët sipas tij dolën kundër çdo kërcënimi.

Ndërkohë që ju ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve që të luftojnë fort për çdo votë.

Dua të përcjell falenderimin më të mëadh për të gjithë qytetarët dhe qytetarëet, që e shndërruarn këtë ditë, në një ditë të historësë sonë. Ata votuan në qendrat e votimit, në kushtet më të jashtëzakonshme. U ngritën mbi çdo gjë dhe folën me voten e tyre në mënyrën më të civilizuar, me vendosmëri. Ata kapërcyen mbi konglomeratin administratës mafioze, oligarkëve të shpifur dhe bandave të tyre kriminale. Guximi, vendosmëria, përgegjësia e qytetarëve sot ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bën gjithçka kundër provesit, por një pjesëmarrje nga mëtë denjat për qytetarët nga të katër anët e vendit. Unë kam vlerësimin më të lartë, mirënjohjen më të pakufijshme, të të gjithë atyre, të rejave, tërinjve, burrave dhe grave që qendruan në krye të përgjigjësisë në Komisionet e votimit, të cilët u përballën me presione dhe kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve një dtyrë që ëhstë mbi të gjitha detyra, në kushte paqeje kjo ëhstë detyrë mbi të gjitha detyrat. Ju bëj thirrje me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim me të cilin përballuan presionet e egra, të mafies shtetërore të bandave të kësaj mafie, po me atë guxim të numërojnë çdo votë, garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë, s ekjo betejë është një etejë e një rëndësiehistorike, dhe këtë betejë do e fitojnë vetëm ata të cilët mbrojnë kauzën e drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.


Shtuar 14.05.2023 19:44