Vettingu në polici: Merret vendimi për drejtorin e Forcave Lëvizëse Operacionale
Pas dy muajsh ndërprerje, ditën e sotme ka rifilluar procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit.

Komisioni i Vettingut ka vlerësuar pozitivisht drejtorin e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, duke bërë që të kalojë procesin e vetingut.

Vendimi u mor sot nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Drejtuesi Bizhga doli i pastër në kriterin e vlerësimit të figurës, ku nuk u konstatuan të dhëna për veprimtari kriminale, denoncime apo të dhëna për kontakte me botën e krimit.

Pas ndërprerjes prej më shumë se 2 muaj, ky proces është rikthyer me vlerësimin e drejtuesit të lartë të forcave lëvizëse operacionale, Sokol Bizhga. Në seancën e zhvilluar një ditë më parë, Komisioni i jashtëm i vlerësimit konstatoi probleme për 2 apartamente në pronësi të Bizhgës. Sipas komisionit për apartamentin në Tiranë të blerë me kursime nga emigrimi në Itali me vlerë 2 mln lekë nuk është deklaruar shtesa e kryer në deklaratën vetting.

Mos përputhje ka dhe për shitjen e një apartamenti në Vlorë, ku vlera e shitjes rezulton 2 mln lekë, ndërsa në deklaratën noteriale 1.6 mln lekë. Për këtë Bizhga tha se shitja ishte kryer nga miqtë e tij pasi nuk mund të paraqitej personalisht në Vlorë pas plagosjes gjatë ushtrimit të detyrës. Subjekti i vlerësimit nuk justifikon dhe disa paga gjatë në vitet 93 dhe 2002, për të cilat ai pretendon se ka pasur shpërblim për shkak të plagosjes në krye të detyrës.

Për kreun e forcave lëvizëse operacionale, komisioni vërejti probleme dhe për sa i përket gradave të arritura nga Bizhga gjatë viteve. Komisioni kështu veçoi rastin e vitit 2014 kur emërohet zëvendes drejtor, pa patur gradat e nevojshme.

Komisioni gjithashtu evidentoi faktin se drejtori i policisë nuk e kishte propozuar, por Bizhga u shpreh se e kishte propozuar ministri i asaj kohe dhe emërimi i tij ishte sipas ligjit.

Drejtuesi Bizhga doli i pastër në kriterin e vlerësimit të figurës, ku nuk u konstatuan të dhëna për veprimtari kriminale, denoncime apo të dhëna për kontakte me botën e krimit.
Shtuar më 22/05/2020, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori