Vettingu, çfarë u konstatua për gjyqtarin e administratives
Ditën e sotme është rikthyer procesi i Vetingut, ndërsa përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është paraqitur gjyqtari iu Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi.

Hetimi për gjyqtarin Ibi, është kryer në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Sa i takon pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka burime të ligjshme, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.

Është hetuar pasurua shtepi banimi 127 metra katrorë, së bashku me tokën bujqësore në Pogradec. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjketi nuk ka deklaruar një tokë bujqësore. Komisioni ka konstatuar mospërputhje ne deklarime, për blerjen e pronës bujqësore dhe një banese.

KPK gjithashtu, ka konstatuar dy kontrata shit-blerje për pronën, njëherë në vlerën 100 mijë lekë, njëherë 145 mijë lekë. Në kontratën e dytë është e detajuar secila nga pasuritë.

Nga analiza financiare e depozitave bankare të deklaruara, iu kalua barra e provës në lidhje me pamundësinë financiare për dy depozita në vlerëb 700 mijë lekë, para fillimit të detyrës.

KPK ka konstatuar edhe përdorimin e një mjeti mercedes benz, në bazë të kontratës hua përdorjes nga babai i tij. Babai e ka blerë në 2008, por policat e sigurimit nga 2011 deri në 2018 janë paguar nga subjekti. Më tej është konatatuar se babai nuk ka leje drejtimi. Komisiini ngriti dyshime në lidhje me pronësinë e këtij mjeti.
Shtuar më 02/09/2019, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori