Vetëvritet me armë gjahu brenda banesës 65 vjeçari në Memaliaj
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Memaliaj, ndërsa dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri. Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut.

“Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetvrarë me armë gjahu shtetasi N. M., 65 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton Policia lidhur me ngjarjen.
Shtuar më 27/01/2021, ora 08:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori