Lëvizja vetëvendosje ka reaguar pas pranimit të marrëveshjes nga
qeveria e Kosovës duke e quajtur si zmbrapsje dhe si pranim të 10 urdhrave të dorëzimit.
“
Qeveria e Kosovës u mor vesh me KFOR-in. Nuk kanë bërë marrëveshje por u pajtuan, arritën pajtueshmëri.
Qeveria e Kosovës nuk po e tregon të vërtetën pse nuk bëri marrëveshje me shkrim me KFOR-in. Arsyeja për këtë është e thjeshtë: KFOR-i që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk e njeh as Qeverinë e Kosovës si Qeveri të Republikës së Kosovës, prandaj edhe nuk ka nënshkruar e nuk do të nënshkruajë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Sipas Vetëvendosjes këto 10 pika nuk janë 10 kushtet e Qeverisë së Kosovës për KFOR-in, por 10 urdhrat e KFOR-it për Qeverinë e Kosovës.
“Së pari KFOR-i u mor vesh me Serbinë e mandej mbi atë bazë u pajtua edhe
Qeveria e Kosovës me KFOR-in. Prandaj, këto 10 urdhëra janë 10 urdhrat e dorëzimit”, theksohet në deklaratë.
“Me këto dhjetë pika tekst,
Qeveria e Kosovës hoqi dorë nga dy pikat kufitare.
Qeveria e Kosovës me propagandën për suksesin e saj, e që në të vërtetë mungon si asgjë tjetër, po përpiqet ta fsheh faktin që këto dhjetë pika janë saktësisht përbrenda kuadrit të 6 Pikëshit famëkeq të Ban Ki-moon-it dhe e afirmojnë atë.
Në portat 1 dhe 31 në veri autoritet suprem do të jetë KFOR-i dhe jo Policia e Kosovës e Doganat e Republikës së Kosovës. Pasi që strukturat ilegale e kriminale të Serbisë e vranë Enver Zymberin dhe i plagosën dhjetëra policë të tjerë, njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk do të dërgohen më në veri. Aksioni i 25 korrikut ishte i pari dhe i fundit i kësaj Qeverie atje. Duke mos e bërë atë që mundet e atë që duhet,
Qeveria e Kosovës po e saboton shtetndërtimin”. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2011,
ora 14:36