Vetëvendosje kërkon ndihmë nga qytetarët
(Update) 19:30 Falënderojmë të gjithë qytetarët që përgjatë gjithë ditës, e edhe më tutje po solidarizohen me protestën paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke qëndruar në këto temperatura të ulëta dhe duke na ndihmuar me ushqim, pije, batanije, e mjete të tjera logjistike, që janë më se të nevojshme për qëndrimin e protestuesve në këtë mot të ftohtë, thuhet në një komunikatë të dërguar medieve para pak minutash.

“I inkurajojmë të gjithë qytetarët që duan të japin kontributin e tyre me ushqim e mjete të tjera logjistike, që këtë ta bëjnë në të dyja pikat ku po zhvillohet protesta. Po ashtu, ftojmë të gjithë qytetarët që të na bashkohen në protestën tonë paqësore në mbrojtje të Republikës”, thuhet në komunikatë.

19:10 Lëvizja Vetëvendosje raporton se rreth orës 18:00, tek Dheu i Bardhë, afër vendit ku po protestohet Policia e Kosovës ka konfiskuar materialet logjistike të cilat do ta bënin të mundshëm mbarëvajtjen e protestës. Materialet e konfiskuara nga policia sipas VV janë: 1 Tendë, 10 reflektorë, 2 fuqi të zbrazta për ngrohje, 1 fuçi me vaj për ngrohje dhe të gjitha mjetet e punës të cilat do të ndihmonin protestuesit në këto temperatura të ulëta.

18:30 Situatë e qetë raportohet në dy "qendrat' e protestës afër pikave kufitare. Merdarë dhe Dheu i Bardhë. nuk ka provokime nga asnjëra palë. Policia na tha se nuk ka dhënë ultimatume për shpërndarje.

Numri i protestuesveMerdare është pakësuar, njofton reporteri ynë.

Protestuesit në të dy pikat po nxehen me drunjë të cilët ua ka siguruar VV.

Në Dheun e Bardhë nuk ka ndryshuar asgjë përveçse vërehet një numër i madh i policëve që po rritet gjithnjë e më shumë. Nuk është dhënë ndonjë ultimatum për lirimin e rrugës. Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin vend. Brohoritjet e protestuesve vazhdojnë. Në Dheun e Bardhë për ndriçimin është përkujdesur Policia, pasi që u është tërhequr vërejtja nga Avokati i Popullit.

Në Merdarë Policia ka vendosur ndalesa të metalta përballë protestuesve, në pjesën e korsisë nga pikëkalimi në drejtim të brendësisë së Kosovës.

KFOR-i ka pozicionuar dy reflektorë të mëdhenjë mbi urë, në Merdarë, duke e ndriçuar kështu terrenin, sidomos mes kordonit të policisë dhe protestuesve.
Ndërkohë Vetëvendosje ka njoftuar se: "Mbështetësit e protestës nga Republika e Shqipërisë në zonën neutrale të kufirit Morinë – Vermicë i vizitoi Avokati i Popullit. Pas kësaj vizite mbështetësit e protestës po lejohen që ta kalojnë kufirin".
Shtuar më 22/01/2012, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori