E FUNDIT/ Xhaxhai vret nipin në Shkodër
Vetëvendosje: Haradinaj të kërkojë drejtësi për Nenad Rikalo si për Jabllanoviqin
Pëlqej
Nga Ervin Shkulaku/Kosovë

Ministri i ri Bujqësisë, Nenad Rikalo, i qeverisë Haradinaj është akuzuar haptazi për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës. E megjithatë dikur me të drejtë kërkonte shkarkimin e Ministrit Aleksandër Jabllanoviq në qeverinë Mustafa, sot Ramush Haradinaj ende nuk ka reaguar për veprimet që do të ndërmarrë ndaj ministrit të tij, shkruan albeu.com.

Edhe partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje në një përgjigje për albeu.com ia ka kujtuar Jabllanoviqin dhe i ka kërkuar një reagim Haradinajt përndryshe sipas tyre, duket e qartë se kjo qeveri është e varur nga Serbia.

Haradinaj, i cili ka qenë mjaft i zëshëm dhe kërkonte dikur shkarkimin e ish-ministrit Jabllanovqi, i cili ofendonte nënat shqiptare, do të duhej të tregohet konsistent, e meqë tani është në krye të ekzekutivit, ta shkarkojë sa më shpejtë. Nëse nuk e bën këtë, Haradinaj edhe një herë e dëshmon se sa i varur është nga Serbia, teksa e dokumenton qysh në fillim vazhdimësinë e logjikës të pushteve të kaluara.” thuhet në përgjigjen e Vetëvendosjes për albeu.com

Ky subjekt më tej bën të ditur se e kanë ngritur shqetësimin që nga fillimi për varësinë e qeverisë Haradinaj nga Lista Srpska, rrjedhmisht Beogradi dhe kanë shtuar se “Kjo u manifestua më së miri ditën kur kjo qeveri u votua në Kuvend, pra kur Lista Srpska me vonesën e saj dëshmoi fuqinë e saj në raport me pakicën shqiptare që e donte me çdo kusht pushtetin.”

“Përfshirja e një ministri i dyshuar për krime të tilla, për të cilin tashmë dihet qartë roli i tij që kishte gjatë luftës dhe ndaj qytetarëve shqiptarë, është rrjedhojë e një filllimi të mbrapshtë të kësaj qeverie. Është e paranueshme që në Qeverinë e Kosovës të zë vend një ministër si Nenad Rikalo, historia e të cilit lidhet me krime, e që veprimtaria politike e të cilit s'mund të jetë në dobi të shtetit të Kosovës, rrjedhimisht as të qytetarëve serbë që jetojnë këtu.” thekson Vetëvendosje.

Ndërkaq, më herët edhe zyrtari i AKR-së, Rrahim Pacolli i ka kërkuar Haradinajt shkarkimin e ministrit të Listës Serbe./albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori