Vetëvendosja nis protestën
Lëvizja "Vetëvendosje" ka nisur protestën e saj një javë pas manifestimit të 14 janarit në pikëkalimet kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Aktivistë të kësaj lëvizje janë shprehur se janë marrë të gjitha masat që protesta të kalojë pa probleme e cila ka hartuar edhe urdhrin operativ të quajtur "Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë 2".


Policia ka apeluar tek të gjithë qytetarët që t'u shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve. Protesta e tyre vjen pas votimi nga kuvendi te mocionit që rrëzon atë të 7 dhjetorit për reciprocitet me Serbinë dhe mbështet marrëveshjet e arritura me Beogradin në kuadër të dialogut. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2012, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori