E FUNDIT/ Dinamon e "braktis" trajneri dhe Miccoli (FOTO LAJM)
Vetëvendosja dorëzon projekt rezolutën mbi gjenocidin serb në Parlamentin shqiptar
Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri i ka dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Akademisë së Shkencave, Avokates së Popullit dhe partive politike në Shqipëri propozimin për projekt-rezolutën mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëveKosovës.

Projekt-rezoluta i referohet rezolutave dhe deklaratave të KuvenditRepublikës së Shqipërisë në vitet 1998-1999, Rezolutës së KuvenditRepublikësKosovës së vitit 2019 mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëveKosovës, si dhe shtron disa kërkesa ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë, si në vijim:

• Caktimin e datës 15 Janar, ashtu siç ka vepruar edhe Kosova, si “Dita e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëveKosovës”, ngritjen e një memoriali në Tiranë, si dhe protokollin përkatës shtetëror për aktivitetet e kësaj date në koordinim me autoritetet e RepublikësKosovës.


• Ndryshime në Kodin Penal në lidhje me çështjen e gjenocidit, si dhe përshtatja e kurrikulave shkollore për edukimin e brezave që vinë.

• Ndërkombëtarizimin e çështjes së gjenocidit ndaj shqiptarëveKosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare, marrë parasysh faktin se Kosova ende nuk është anëtare në shumë prej tyre.

Projekt-rezoluta gjithashtu shtron kërkesa edhe ndaj shtetit të Serbisë në lidhje me njohjen, dënimin, kërkim faljen dhe dëmshpërblimet që lidhen me gjenodicin e kryer nga aparati shtetëror serb ndaj shqiptarëveKosovës, duke kërkuar edhe ndriçimin e plotë të fatit të të gjithë atyre që ende konsiderohen të zhdukur.

Teksti i plotë i projekt-rezolutës po publikohet sot, me bindjen që kjo është një çështje publike që e prek gjithë kombin shqiptar. Theksojmë rëndësinë që Rezoluta të miratohet para datës 15 janar 2021, në mënyrë që kjo datë, këtë vit, të shënohet me një vendim të Kuvendit, bashkë më detyrat që Kuvendi i vendos vetes dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë lidhur me këtë çështje.

VV beson se kjo është një çështje që i tejkalon dallimet partiake dhe për të cilën nevojitet unitet kombëtar. Kjo projekt-rezolutë vjen pas kërkesës zyrtare të depozituar në institucione në datën 12 nëntor 2020.
Shtuar më 08/12/2020, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori