Gjatë ditës së sotme, për plot 1 orë e 30 minuta Kryeministri Edi
Rama ka prezantuar
paketën Anti-KÇK.
Kjo paketë, pritet që të godasë
korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Por nga e ka zanafillën ideja e kësaj pakete?
Zyrtarisht thuhet se
paketa e njohur si "KÇK" është hartuar me konsultimin e ekspertëve izraelitë.
Sipas Ramës, kjo paketë do të ketë bashkëpunimin në terren me partnerët për
korrupsionin shtetëror, por edhe në sektorin privat.
Pjesë e anti KÇK do të jenë inspektorët e Guardia di Finanza italiane dhe ata të FBI Amerikane.
Në përfundim të konferencës,
Rama u shpreh i vendosur se kush nuk e voton KÇK-në do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist./albeu.com
SHIKONI KETU DRAFTIN E PLOTE
Shtuar më 25/11/2019,
ora 16:15