I riu përplas me makinë 9-vjeçarin në Elbasan, i mituri dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur në Elbasan, ku një 20-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një të mitur.

Mësohet se fëmija, 9 vjeç, ndodhet në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 20 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 9 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com

 


Shtuar 23.06.2023 12:21