Vetëm 4 ditë në detyrë, Grubi shkarkon Shpat Kasapin nga kabineti
Ende pa u bërë një javë nga emërimi i tij si këshilltar, Shpat Kasapi u shkarkua nga pozita.

Para katër ditëve u bë i njohur lajmi që Artan Grubi, Zv/kryeministri i parë i Qeverisë si këshilltarë kishte emëruar këngëtarin e njohur Shpat Kasapin, ndërkaq sot e ka shkarkuar nga pozita, mëson TV21.

Mediat maqedonase kanë raportuar mëngjesin e sotëm se këngëtari Shpat Kasapi, i cili mbante gjithashtu postin e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë.

Ndërkohë që vetë këngëtari, pas qarkullimit të këtij lajmi, ka reaguar përmes një instastory në profilin e tij të Instagramit. Ai ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke theksuar se ato janë vetëm shpifje.


Shtuar më 28/12/2020, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori