Vetëm 20-vjeç, zbulohet shkaku i vdekjes së parakohshme të yllit të Disney-t
Cameron Boyce vuante nga epilepsia. Familja e yllit të Disney-t që ndërroi jetë këtë javë teksa flinte gjumë tregoi se djali i tyre 20-vjeçar u nda prej tyre për shkak të një krize epilepsie.

Në një deklaratë zyrtare për "ABC News", zëdhënësi i familjes u shpreh:

"Humbja tragjike e Cameron-it erdhi si pasojë e një çrregullimi të vazhdueshëm shëndetësor. Ky çrregullim ishte epilepsia."

"Ende po përpiqemi të gjejmë një rrugë përtej kësaj kohe tmerrësisht dërrmuese, kështu na duhet të kërkojmë sërish privatësi, pasi familja dhe kushdo e njihte të mund të vajtojë humbjen e tij dhe të përgatitet për funeralin, i cili është më vete një agoni."

Boyce ra në sy për talentin kur ishte vetëm 11 vjeç, si një prej fëmijëve të Adam Sandler-it në filmin "Grown Ups" (Të rriturit).

Me serialin "Jessie” në Disney Channel si edhe me sagën "Descendants", mori njohje botërore.

Cameron Boyce u nda nga jeta të shtunën. Si shkak u citua fillimisht "një çrregullim i vazhdueshëm shëndetësor".
Shtuar më 10/07/2019, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori