“Zonjushë me të pasme false”, Tayna akuzon publikisht reperen gjermane për vjedhje (FOTO LAJM)

Reperja Tayna është zemèruar me një repere gjermane për shkak të pasthirrmës me të cilën mori vëmendje dhe u bë e veçantë për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për shprehjen “Argh” që artistja shqiptare e përdor në thuajse çdo këngë.

Në disa postime në Instagram, Tayna publikon video nga momenti që Shirin David i kòpjon shprehen dhe nuk heziton ti thojë disa fjalë.

“Hey ms Brazilian butt lift, të paktën më jep merita që ke përdorur zërin tim”, shkroi Tayna duke i bërë tag artistes tjetër dhe e shoqëroi me një puthje. Ndërsa Shirin nuk ka reaguar ende për fjalët e reperes shqiptare.


Shtuar 9.05.2020 07:10