Sot 74-vjetori i themelimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria vendosur për të forcuar sigurinë në rajon

Sot, 4 prill, NATO kremton 74-vjetorin e themelimit.

Me rastin e kesaj dite Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në Twitter, ka uruar 74-vjetorin e themelimit të Natos, i cili shprehet se përmes kësaj organizate kemi 74-vite mbrojte të lirisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike.

“Gëzuar ditëlindjen #NATO! 74 vite në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike! Shqiperia së bashku me aleatët e tjerë e vendosur për të forcuar sigurinë në rajon dhe kudo”, ka shkruar presidenti Begaj.

NATO u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 pas Luftës së Dytë Botërore me qendër në Bruksel./albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 10:31