Veshur me të zeza dhe kapele, kamerat kapin të dyshuarin kryesor për atentatin ndaj Gjinit
Kamerat e sigurisë kanë mundur të fiksojnë një përson i cili dyshohet të tjetë autori i shërthimit me tritol të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, si pasojë e një atentati të ngritur kundrejt Preng Gjinit.

Mësohet se i dyshuari shfaqet në kamera duke u larguar me vrap në momentin e shpërthimit. Personi në fjalë dyshohet se është i afërt me familjen Reçi, edhe pse këta të fundit kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe kapele.

Ndërkohë pikërisht për këtë ngjarjes sot u mbajt një takim Polici-Prokurori mes drejtuesve të dy institucioneve. Dyshohet se atentati ndaj Gjinit erdhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes familjeve Reçi e Gjini.
Shtuar më 24/09/2020, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori