E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Vendosi eksploziv brenda bankomatit për të marë paratë, rusi hedh veten në erë (VIDEO)
Një hajn i pafat nga Rusia ka hedhur veten në erë gjatë të mërkurës, kur tentoi të vjedh paratë nga bankomati i një banke në qytetin Cheropovec.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që dyert e trasha nga metali në hyrje afërsi të bankomatit, kanë fluturuar dhjetëra metra larg vendi.

Ai i mbeti i vdekur në vend derisa po mundohej ta vendoste eksplozivin e improvizuar në bankomat, duke shpresuar se me të do ta hap për t’i marrë paratë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës.

Në anën tjetër policia ruse ka njoftuar se mashkulli i paidentifikuar ka humbur jetën, kur eksplozivi e hodhi në erë në vend të bankomatit.

Ajo çfarë është e çuditshme se paratë që ishin brenda bankomatit kanë mbetur të paprekura, e personi i dytë që e shoqëronte hajnin është në arrati.

Shtuar më 10/10/2019, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori