Vendoset data, kur do të mblidhet asambleja e PS-së
Asambleja e Partisë Socialiste, do të mblidhet në javën e parë të tetorit pasi ishte shtyrë disa herë me radhë në verën që lamë pas.

Ajo do organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë për të bërë të mundur respektimin e masave anticovid dhe do të lidhen me njëra tjetrën on line, ku do të njoftohen dhe vendimet.

Në mbledhjen e asamblesë, më herët është thënë se do të njoftoheshin dhe ndryshime në qeveri.


Kujtojmë se pas largimit të Besa Shahinit në vend të saj u emërua Evis Kushi.

Një tjetër emër që është përfolur për tu larguar është dhe ai i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Shtuar më 20/09/2020, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori