Vendosën të djegin anijen me 1.5 ton "mall" dhe të hidhen në det, humbin jetën 3 trafikantë (FOTO LAJM)
12 iranianë u ndaluan në Mozambik, pasi po transportin drogë me anije drejt
provincës veriore të Cabo Delgado.
Anija u pikas të shtunën në një operacion të përbashkët të ndërmarrë nga
marina e
Mozambikut dhe Shërbimin Kombëtar të Hetimit Kriminal.
Sipas BBC, pak momente përpara se të arrestoheshin trafikantët i vunë zjarrin anijes. Policia thotë se zjarri arriti të shkatërronte rreth 1.5 ton heroinë që ndodhej në bord.
Ata më pas u hodhën nga
anija në Kanalin e
Mozambikut. Tre prej tyre humbën
jetën, ndërsa 12 të tjerë u shpëtuan nga
Marina.
Të dyshuarit, të gjithë më kombësi iraniane, ndodhen të ndaluar në kryeqytetin e
provincës, Pemba
Shtuar më 17/12/2019,
ora 12:59