Vendimi/Stop armëve kimike në Shqipëri, ja sa do variojnë gjobat
Qeveria ka miratuar një ligj të ri për “Menaxhimin e Kimikateve”, ku ndalohet importi dhe eksporti i armëve kimike. Ndaj, në mënyrë kategorike asnjë armë ose lëndë kimike nuk mund të sillet në Shqipëri.

Sipas qeverisë, kush do të shkelë rregullat për përdorimin e kimikatave, do të gjobitet me nga 300 mijë deri në 10 milionë lekë. Ligji në fjalë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit.

Mbrojtja
“Ky ligj ka për objekt: Përcaktimin e detyrimeve ndaj prodhuesve, importuesve dhe përdoruesve për të klasifikuar kimikatet që vendosin në treg dhe për të siguruar Dokumentin me të Dhënat e Sigurisë për Kimikatet.

Përcaktimin e detyrimeve ndaj të gjithë furnizuesve për etiketimin dhe paketimin e kimikateve. Përcaktimin e detyrimeve ndaj eksportuesve dhe importuesve të kimikateve, që janë subjekt i dispozitave të dhënies së pëlqimit paraprak të importit dhe njoftimit të eksportit.

Rregullimin e prodhimit, vendosjes në treg, përdorimit dhe eksportitkimikateve të rrezikshme. Përcaktimin e detyrimeve e të procedurave për krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit të kimikateve që vendosen në tregun e brendshëm ose që prodhohen për t’u eksportuar jashtë Republikës së Shqipërisë”, thuhet në nenin 2 të ligjit për menaxhimin e kimikateve. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2016, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori