Vendimi për shkarkimin e Metës, PS mbledh kryetarët
Pas vendimit të marrë dje për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, PS mbledh sot konferencën e kryetarëve.

Mbledhja pritet të nisë rreth orës 09:00 ku do të diskutohet mbi vendimin e ditës së djeshme për shkarkimin e kreut të shtetit.

Vetëm një orë pasi presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve PS vendosi në mbledhjen e kryesisë se do të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e tij.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Ndërsa sot Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e mocionit dhe kohën e debatit.

Shtuar më 11/06/2019, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori