Harta LIVE/ Po formohet në veri dhe nis në orën 15:00, zonat që preken nga reshjet dhe rrufetë

Shqipëria është duke përjetuar një klimë tropikale gjatë ditëve të fundit, ku mesdita dhe pasditja shoqërohen vazhdimisht me reshje shiu.

E njëjta gjë pritet të përsëritet edhe sot, ku parashikohen reshje me intensitet të mesëm dhe të fortë thuajse në të gjithë territorin e vendit. Intensiteti do të jetë më i lart në zona si Fushë Kruja dhe Elbasani, ku priten më shumë reshje si edhe rrufe.

Gjithçka do të zgjasë dy orë sipas stacioneve meterologjike fqinje dhe mbrëmja do të jetë me mot të kthjellët. /albeu.com


Shtuar 30.05.2023 12:04