Balla për Fierin dhe dhe Lushnjën: Do i marrim të gjitha bashkitë e qarkut

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla ka mbajtur një deklaratë për mediet.

Ndonëse nuk janë numëruar ende të gjitha kutitë e votimit, Balla paralajmëroi një fitore të thellë me mbi 60% në Lushnjë dhe Fier.

“PS do jetë fituese në 6 bashkitë e qarkut Fier. Falenderojmë të gjithë votuesit që na inkurajuan për të ecur përpara. Rezultati i Fierit dhe Lushnjës, është një rezultat që PS se ka pasur kurrë, kemi rezultat mbi 60%. Ka qenë një garë e vështirë për arsye që ju i keni transmetuar, ajo që dua të them është se ne do e lexojmë me vëmendjeje këtë rezultat”, tha Balla.

Kujtojmë se në bashkinë Lushnjë garojnë :

1. Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Ndërsa në bashkine Fier:

1. Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
2. Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;
3. Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërise

/albeu.com/


Shtuar 14.05.2023 22:09