Në jo pak raste, aksidente të rënda edhe me pasoja për jetën janë shkaktuar nga
drejtues mjetesh të droguar, ndaj për këtë arsye përveç testit të
alkoolit, që aktualisht kryehet në terren, se shpejti pritet të
aplikohet për herë të parë edhe testi për narkotikët.
Policia
Rrugore ka kryer procedurat për blerjen e këtij modeli drageri, i cili arrin të konstatojë deri në 8 lloje subtancash narkotike.
rrugore
Ndryshe nga testi
alkoolit, ku drejtuesve të mjeteve u kërkohet të fryjnë aparaturën, për testin e
drogës në pak sekonda atyre u merren nga goja mbetje që analizohen nga drageri.
Një
drejtues mjeti që konstatohet nën efektin e narkotikëve në bazë të Kodit Rrugor ndëshkohet me gjobë deri në 50 mijë lekë, si dhe i hiqet patenta deri në një vit dhe për rimarrjen e saj duhet të paraqesë vërtetim mjekësor toksikologjik që është i pastër.
Në varësi të masës së përdorimit të substancave të palejuara, apo pasojave drejtuesi i mjetit rrezikon edhe arrestimin në flagrancë.
Përdorimi i testit të
drogës për drejtuesit e mjeteve
aplikohet pothuajse në të gjithë vendet e zhvilluara.
Aktualisht policia
rrugore shqiptare kur ka dyshime që një
drejtues mjeti është nën efektin e substancave të paligjshme, procedon me analiza gjaku që kërkojnë kohë dhe procedura të zgjatura./TCH/
Shtuar më 20/03/2018,
ora 21:56